Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do ta dergojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Ai në një konferencë për media akuzoi qeverinë se po tenton ta kap shtetin në secilin nivel dhe ky miratim ishte një përpjekje e tillë, derisa tha qe ky status bie ndesh me arsimin e lartë.
“Ky status bie ndesh me arsimin e lartë, kurse përveç shkeljeve që i ka dy, kurse në përmbajtje është më i keq. Mbledhja e djeshme nuk ishte shembull i mirë i lirisë së të shprehurit, për media dhe arsimin e lartë. Ky statut vazhdon që të prek mirëmbajtjen, shkollimin, mbajtjen e thirrjeve në nivel vendi gjë që nuk ka ndodhur as në vende komunistë më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale, debati publik me palët e interesit dhe me media nuk është bërë në mënyrën e duhur gati në mënyrë klandestinë është sjellë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj thotë se statusi është dashur të kontrollohet nga Komisioni Statutar e nuk është bërë.
“Ky statut është dashtë të skanohet nga Komisioni Statutar gjë që nuk është bërë. Mbi 50 rekomandime kanë qenë në UP që të inkorporohen në draftin final, pjesa më e madhe kanë qenë jashtë. Secila thirrje është e kontestueshme nis nga sistemi, gjithë këto thirrje janë në rrezik për të humbur vendin e punës. Grupi i AAK ka vendos që të dakordohet dhe te marrin pajtueshmërinë që këtë vendim ditëve në vijim ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, shtoi ai.