Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali ka thënë se bllokut i vjen keq që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.
Në një konferencë për media, ajo ka përmendur që një veprim i tillë, vjen pas vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të para një viti.
“Na vjen keq që Lista Sërpska ka dashur të mos marrë pjesë në një planin e zgjedhjeve të 21 prillit në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bujës së tyre që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të vendit më parë.” – është shprehur ajo.
Tutje, ajo ka kërkuar nga Lista Serbe që ta shyqrtojë këtë vendim edhe një herë.
“Bëjmë thirrje që Lista Serbe ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e saj që e ka për të mos marrë pjesë, demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen.” – tha Massrali.
Veç kësaj, ajo ka folur edhe për thirrjet e kësaj partie që serbët të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, duke u shprehur:
“BE-ja inkurajon të gjithë qytetarët të marrin pjesë në regjistrim dhe i bën thirrje ASK-së që të rris kampanjën e informimit, që të gjithë, duke përfshirë këtu edhe komunitetet joshumicë të marrin informacione të mjaftueshme…”