OpenAI krijoi videon e parë muzikore që u gjenerua plotësisht nga inteligjenca artificiale.
Videoklipi i këngës “Worldweight” nga Augusta Kemp është i disponueshëm në kanalin zyrtar të kompanisë në YouTube. Videoja është, për të thënë të paktën, unike, duke kombinuar pamjet psikedelike me muzikën e ambientit.
Në këtë video, shikuesit kalojnë nëpër mjedise të ndryshme – nga plazhet me re te pyjet me altarë, deri te skenat që të kujtojnë pjesë të teknologjisë aliene.https://www.youtube.com/embed/f75eoFyo9ns
Është e rëndësishme të theksohet se detajet në lidhje me komandat e tekstit të përdorura për krijimin e videos nuk janë zbuluar, por Kamp ndau frymëzimin e saj për videon, duke shpjeguar se video është pikërisht ashtu siç e kishte imagjinuar gjatë krijimit të këngës.