Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se pushteti po mundohet ta kamuflojë të vërtetën më rrena, sa i përket kontratave njëburimore.
I ashpër në fjalor, ishte deputeti i PDK-së, si më poshtë:
“Këtu të fascionon mënyra se si ju mundoheni me e kamuflu të vërtetën me rrena.
Të gjithë e shohin se çfarë hajnie bëhet me kontratat njëburimore dhe jut ë fasciononi se si mundoheni me i mbështjellë të vërtetat me rrena.
Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit. Kur hin derri me ia vjedh ushqimin qengjave në stallë, dhe e qet një qebe përmbi për mos me u vërejtë, po ai nuk mundet turinjtë me i mlu se i duhet me i shti turinjtë të jashtqitja e vetë dhe pastaj detektohet që është hajni.
Edhe ju e keni fytyrën e hajnave, pra kot mundoheni me u mbulu, ju mbeteni hajna.
A keni faj që rreni kështu jo, sepse e keni këtu model kryerrencin, kryehajnin sepse kryehajni me pas pase ndonjë olimpiadë për hajni, e kish zanë vendin e parë”, tha Kastrati.