Vladimir Putin fitoi 87.28 për qind të votave në zgjedhjet për Presidentin e Rusisë, sipas të dhënave paraprake të shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus bazuar në 100 për qind të votave të përpunuara.
Nikolaj Kharitonov fitoi 4,31 për qind të votave, Vladislav Davankov 3,85 për qind, ndërsa 3,2 për qind e votuesve votuan për Leonid Slutsky.
Zgjedhjet në Rusi zgjatën tre ditë, nga 15 deri më 17 mars.
Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të enjten, më 21 mars.