Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel, ku do të diskutohet për çështjen e dinarit.
Ajo e ka bërë me dije se në këtë takim qeveria po i diskuton çështjet e brendshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti është shkelëse e sovranitetit të Kosovës.
“Shkëlqesitë e sovranitetit- qeveria nesër ne dialogun e Brukselit negocion me Serbine armike çështjen e brendshme te Kosovës- çështjen e dinarit…”, ka shkruar Tahiri.