Ndonëse kryepersonazhi mungonte, në promovimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi” nuk munguan përfaqësuesit e shqiptarëve. Në kohen kur përçarje e shqiptarëve është më e theksuar, ceremonia e promovimit të librit për Hashim Thaçin bashkoi Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
Në ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe shumë ish-kundërshtarët politik të Hashim Thaçi.
Për përurimin e librit që bëhet fjalë për njeriun që lexoi deklaratën e shpalljes se pavarësisë së Kosovës, munguan vetëm përfaqësuesit e pushtetit. Aty nuk ishte prezent askush nga Presidenca apo Qeveria.
Përveç zyrtarëve të PDK-së, në ceremoni kanë marrë pjesë ish-komandant të UÇK-së, gazetarë, publicistë, historianë, politikanë, miq, kolegë e familjarë të ish-presidentit Thaçi.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe mendim Rugova, dali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Të pranishëm kanë qenë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Skender Hyseni dhe shumë figura tjera, që dikur kanë qenë oponentë politik të Hashim Thaçit.
Aty nuk kanë munguar as përfaqësuesit e shqiptarëve nga rajoni. Nga Maqedonia e Veriut i pranishëm ka qenë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me shumë bashkëpunëtorë. Prezent kanë qenë edhe figura të njohur politike nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Vlerësime të larta për Hashm Thaçin
Në këtë ceremoni është vlerësuar lartë figura e Hashim Thaçit dhe roli i tij në procesin e çlirimit dhe të shtetndertimit të Kosovës.
Në adresimin e tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se si e kishte njohur figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Para të pranishme në ceremoni, Krasniqi ka treguar se për herë të parë me figurën e Thaçit ishte njohur përmes një interviste që Thaçi kishte dhënë për “Kohën Ditore” në vitin 1998.
“‘Më ka marrë malli të dëgjoj rok në kafiteritë e Prishtinës – do të shihemi së shpejti në liri!’ Kështu disi ishte titulli i artikullit nga një deklaratë e Komandant Gjarpërit, dhënë Kohës Ditore në vjeshtën e vitit 1998 dhe përmes këtij artikulli u njoha për herë të parë me figurën e Hashim Thaçit. Ishte një intervistë dhënë nga zonat e luftës, e cila, përkundër rrethanave në të cilën ishte zhvilluar, ishte më ndryshe dhe reflektontë një vizion e besim të madh”, ka thënë Krasniqi.
I pari i PDK-së ka vlerësuar se fjalët e Thaçit tregonin për personalitetin e tij.
“Ishin fjalë të cilat nuk mund të injoroheshin, sepse, sado që dukeshin utopike në atë periudhë, kur lufta frontale kishte marrë përmasa të mëdha, ky djal i ri në moshë, po fliste për lirinë që po vinte, qetësisht e besimplotë. Ato që i kishte thënë, ditë pas dite, betejë pas beteje, fitore pas fitoreje – po bëheshin realitet për Kosovën. Një djalë i ri, i guximshëm padyshim, që kishte mbyllur në sirtar ëndrrat e tij personale, për të jetësuar ëndrrat e një populli për liri dhe pavarësi. Njejtë si edhe shumë e shumë bij e bija të zgjedhura të kombit tonë. Një 30 vjeçar, që e kishte kuptuar fare mirë se në jetë, e posaçërisht në luftë, asgjë nuk të jepet falas”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se ato fjalë ishin mësim për të.
Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për kontributin e ish presidentit Hashm Thaçi.
“Rruga e shqiptarëve të Kosovës deri tek liria e pavarësia, në secilën etapë të historisë sonë, ishte shumë e rëndë e me çmim të lartë. Në prag të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mora pjesë në promovimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve Roger Boyes dhe Suzi Jagger, në Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.
Ai është shprehur i bindur në pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
“Të lumtë ata që me sukses e kanë kryer detyrën ndaj atdheut, faqebardhë e me nder. Përpjekjet kundër shqiptarëve dhe të vërtetës sonë gjithmonë kanë dështuar. Ata që sot mbahen në Hagë, fuqishëm besojmë në pafajësinë e tyre, sepse lufta jonë ishte çlirimtare. Mirënjohës përjetë aleatëve tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hisedare në rrugën e lirisë sonë e të krijimit të shtetit e të ushtrisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.