Të dielën në Drenas është gjetur një grua pa shenja jete, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË
Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.