Radiotelevizioni i Kosovës pasditen e së shtunës raportoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë e se ndaj tij është përgatitur një atentat nga shteti serb, dhe për këtë arsye, janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie me zbritjen e tij në Shkup, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi këtë, do të deklarohej edhe vet shefi i Qeverisë më pas.
Ai me të arritur në Kosovë nga Shkupi, u pyet nga gazetarët mbi këtë çështje.
Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka vërejtur shumë forca policore.
“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate.” – ka thënë ai.
Në ndërkohë, siç shihej në një lidhje direkte nga RTK-ja, i pranishëm kur iu bë pyetja ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili siç mund të shihni në videon më poshtë, duket se u kap në befasi nga kjo pyetje.