Sekretari amerikan, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt, bazuar në raportimin e “Top-Channelit”.
Aktualisht s’dihet qëllimi i vizitës. Është raportuar se bëhet fjalë për vlerësim raportesh SHBA-Shqipëri dhe për bashkëpunimin me NATO-n.
Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Herën e fundit që Blinkeni vizitoi Shqipërinë ishte më 2021, kur mori nën drejtim diplomacinë amerikane.
Nuk dihet nëse ai do ta vizitojë edhe Kosovë. KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Ambasadës Amerikane dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Sapo të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.