Shaip Kamberi, i cili ka fituar edhe një mandat në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, ka deklaruar në Debat Plus, që ‘potenciali që Serbia t’ia mësyej veriut, është nëse NATO mbyll njërin sy’.
“Nuk ka dilemë që ambicia serbe është për një ndërhyrje në veri. Realizimi i asaj ambicie varet se a ia shkelë syrin NATO. Përndryshe, cilat do të jenë gjasat që ai të fillojë një avanturë të re ku do të rrezikonte shkatërrimin total të ushtrisë.
Nëse e shkel synin NATO, është diçka tjetër, por në një rajon siç është Ballkani do të ishte vështirë të besohej se do të lejonte kur ka një konflikt në Ukrainë”, tha Kamberi./Periskopi