Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, beson se institucionet e reja do të krijohen para zgjedhjeve lokale.
Ai ka bërë me dije se ky proces do të ishte më i shpejt, nëse reflekton LDK-ja në raport me ofertën që i ka bërë VV-ja.
Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Kraki ka thënë LDK-ja duhet të reflektojë.
“Na kemi kërkuar edhe bashkëqeverisje edhe LDK-së. Edhe nesër në mëngjes ajo me ndërru qasje ndaj ftesës tonë, Kuvendi do të bëhet, Qeveria do të bëhet para zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar Kraki.