Pas triumfit të tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 4, duket se suksesi i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa edhe më të mëdha.
Me një energji të re dhe një publik që e ka përqafuar fuqishëm, ai tashmë është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore – këtë herë si pjesë e një labeli të ri.
Gjesti ka firmosur kontratë me shtëpinë diskografike SGM Management, një hap ky që pritet të sjellë projekte të mëdha dhe një kapitull të ri në karrierën e tij artistike.
Lajmi është bërë publik nga vetë këngëtari, por edhe nga vetë labeli, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju se Gjesti ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me shtëpinë tonë diskografike nën menaxhimin e SGM. E mirëpresim atë dhe jemi shumë të emocionuar për atë që na pret në të ardhmen!”, thuhet në deklaratën zyrtare të SGM.
Pas një pauze disa mujore nga muzika – kohë gjatë së cilës ishte i angazhuar intensivisht në dy formate të mëdha televizive: Big Brother VIP Kosova dhe më pas Big Brother VIP Albania – Gjesti është më i motivuar se kurrë për të sjellë projekte të reja muzikore. /Telegrafi/https://www.instagram.com/p/DJWcJaYN2Xk/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Fpas-triumfit-ne-big-brother-vip-albania-gjesti-ben-hapin-e-ri-per-tu-rikthyer-ne-muzike%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A791.4000000059605%2C%22ls%22%3A252.09999999403954%2C%22le%22%3A629.8000000119209%7D