Ka ndërruar jetë fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.
I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë, aty ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzjarr.b%2Fposts%2Fpfbid02Xn812G9Ld7Z6BERmPsgzxPaZk3Xv4v2ymPWxHiceqXH8TvE5A3kXd5nU8yBcoUSVl&show_text=true&width=500