Opinionisti Halil Matoshi ka reaguar pasi Kryeministri Kurti e lavdëroi për herë të parë se Marrëveshja e Washingtonit të cilën e nënshkroi Hoti sa ishte kryeministër në Shtëpinë e Bardhë nën administratën Trump.
Matoshi thotë se Kurti duhet t’i kërkoj falje publike Presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti për denigrimet që i ka bërë në të kaluarën për këtë Marrëveshje.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë ndër të tjera se “Për të gjitha këto mashtrime e anmiqësi të fabrikueme, nëse nuk e ungjë kryet e më kërku falje, Albin Kurti duhet me dhânë llogari nji ditë”.
Postimi i plotë [pa ndërhyrje] i z. Matoshi:
Kurti duhet me u kërku falje publike Presidentit Thaçi, pastaj Kryeministrit Hoti, delegacionit dhe krejt Kosovës për Zotimet e ëashingtonit të shtatorit 2021
1.
Pushteti i turmave (oklokracia) e ka vendosun Kosovën në pragun ma t’ultë në mardhaniet ndërkombëtare, pa asnji njohje për katër vjet dhe përplasun me ShBAnë e shamun me lidershipin e Shqipnisë.
Pse a pritët ma mirë nga të majtit antikapitalista e popullista!?
2.
Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka cënu sigurinë nacionale tue kundërshtu e zhbâ Projektin energjetik ‘Kosova e Re’ nënshkru me Contur Global 2018, p’ej 600 Mgë, sepse ai sot kish me qenë në prodhim me 80 € për Mgë, që kish me garantu siguri energjetike si levë e sigurisë kombëtare dhe me i sjellë vendit shumë pare.
E pritshme kjo!?
3.
Qeveria e Albin Kurtit me shkelm ia ka mshel Kosovës derën e Këshillit të Europës (KE) – përmes veprimeve antishtet, që âsht dâmi ma kolosal shkaktu afirmimit të shtetit kosovar në marrdhaniet ndërkombëtare.
E pritshme edhe kjo!??
4.
Vetëvendosje e ka shpërfillë rendin kushtetues (konfiskim pronash pa gjyq e tendenca të mosrespektimit të verdikteve të Gjykatës Kushtetuese) dhe simbolik të Kosovës (tue shkelë ligjin për simbolet) dhe kurrë nuk e ka njohtë si të mirëqenë përheshmëninë e shtetit kosovar, si realitet në marrdhaniet ndërkombëtare.
Pos tjerash ministri Liburn Aliu la deklaru se “Kosova âsht projekt i përkohshëm” në vlugun kur shteti i ri kërkon njohje nga pesshja mosnjohëse e BEsë.
A pritët diçka tjetër nga nji parti integriste antikosovare!???
5.
Ky pushtet përbâ p’ej analfabetash funksionalë e ka shkollën për ibret (e fundit në rruzullim simas testit PISA) nuk di me shkru ligje (dheta p’ej tyne i ka anulu Gjykata Kustetuese për logjikën e tyne të përmbysun e perspektiven gri si dhe tendencat autoritariste!
Pse a pritët ma mirë??
6.
Ky pushtet ka genjy qytetarët tue i bombardu me propagandë kinse për “thika mbi harta në ëashington” tue goditë e denugru Hashim Thaçin dhe për Marrëveshje (i cili ndërkohë iu nënshru Procesit të Gjykatës Speciale) kinse të keqe e në favor të Serbisë dhe për denigrimin e Kryeministrit Avdullah Hoti për përgjigjen ‘pomalo’ (ngapak) në pyetjen e Presidentit serb Aleksandar Vučić nëse din serbisht!?
Derisa Kryeministri Kurti mban fjalime e u thurr oda lavdie në serbisht, Zoran Djindjić-it e Oliver Ivanović-it, ky i fundit i përfshirë në ‘pogrom’ (përndjekje) të shqiptarëve në veri të Kosovës!
Pse a pritët ma mirë nga e majta revolucionare???
7.
Dhe tash kur Kryeministri Albin Kurti palohet para administratës së Presidentit Trump, tue i pranue zotimet e ëashingtonit të ndërmjetsueme nga Richard Grenell, si të mira e në shërbim të stabilitetit, pa u kërkue falje akterëve politikë të përfshimë në Marrëveshje të cilët i ka denigru tue u cëbu reputacionin, a nuk u doket qëndrim anmiqsor i Kurtit atëbotë dhe hipokrizi sot?
Dhe tash hyni e shihi mizerinë kinse programatike të VVsë pa asnji logjikë zhvilimore, pa asni projekt madhor dhe pa busullë se ku dreqin duen me u përplasë, që do me ia shitë publikut, por ata dinë me lexu shqip, besoj kfjellen!?
Nëse keni pritë ma mirë nga ky pushtet i pështirosun, jini veç do budallë!???
Për të gjitha këto mashtrime e anmiqësi të fabrikueme, nëse nuk e ungjë kryet e më kërku falje, Albin Kurti duhet me dhânë llogari nji ditë.
Kurdo.
P.S.
Dilnni e votoni prapë për injorantat e nacinalromantikët e zdralavtë të Ujmanit – âsht në dorën tuej – por dine se secila votë për ta, âsht thikë në zemrën e shtetit kosovar!