Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Berat Rukiqi, me anë të një stautsi në Facebook ka bërë të dirt se në programin “Rruga e Re” të LDK-së janë paraparë investime në intelegjencën artificiale, dhe atë me specifika për fushat e caktuara.
Rukiqi ka përmendur lajmin se Trump do të bëjë investim masiv pikërisht në këtë fushë.
E plotë:
Nuk po flasim veç për rritje pagash dhe sektorin publik – po flasim me plan të qartë për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës
E keni parë lajmin për investimin masiv të Donald Trump në AI? Ne jemi një hap përpara – këtë e kemi në programin tonë “ Rruga e Re”
LDK po sjell teknologjinë në qendër të zhvillimit të Kosovës me:
Investime në Inteligjencën Artificiale
Digjitalizim total
Fondi për Teknologji, prej 120 milionë euro për startup-e dhe inovacione
15 milionë euro për Krijimin e Qendrës Kombëtare për AI, një hapësirë ku do të zhvillohen projekte teknologjike të avancuara
Trajnim të 40,000 të rinjve në fushat e kodimit, AI dhe teknologjisë së avancuar
Rruga e Re parasheh:
• Edukim për të ardhmen: Përfshirjen e teknologjisë në shkolla dhe hapjen e programeve trajnimi.
• Startupe me mbështetje reale: Mbështetje financiare dhe profesionale për ide të guximshme.
• Digjitalizimin e qeverisë: Lehtësi dhe transparencë për qytetarët.
• Kosovën si qendër rajonale të teknologjisë: Ku inovacioni dhe kreativiteti janë motori kryesor i zhvillimit.
Kjo është Rruga e Re – një Kosovë që udhëheq në teknologji dhe inovacion!