Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se mëbshtesin SBASHK-un në kërkesat e tyre.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, Molliqaj ka thënë se pushtetet autoritare “disiplojnë e kontrollojnë”, dhe sipas tij, kjo del në pah përmes organizimit e rezistencës.
“Mbështesim SBASHK-un në kërkesa dhe manifestimin e tyre përmes protestës. Partia Socialdemokrate e sheh jetike kontratën kolektive dhe avancimin e kushteve të punëtorëve të arsimit. Nuk ka alternativë ndaj organizimit sindikal si hapësirë, e rrallë deri me tani, jashtë kontrollit qeveritar.
Pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë, mirëpo kjo bëhet e dallueshme, del në pah, vetëm falë organizimit dhe rezistencës. Janë forcat kundër autoritarizmit ato që dëshmojnë natyrën e pushtetit si të tillë.
Në solidaritet me punëtorët e arsimit!” – ka shkruar ai.