Rizvanolli ka thënë se për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se intervenimet në kanalin e Ibër – Lepencit kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar.
Ajo ka thënë se për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar dhe për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike.
Ajo ka thënë se për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër-Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.
“Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Ajo ka inkurajuar qytetarët të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë.
#Iber-Lepenc#artane rizvanolli#kanali
- 2 dhjetor 2024 11:18
- Shpërndaje në:https://www.facebook.com/v19.0/plugins/like.php?action=like&app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfe891ffc3bbe419b3%26domain%3Dwww.koha.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.koha.net%252Ff76f437d0e089cd20%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&href=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Frizvanolli-intervenimet-ne-kanalin-e-iber-lepencit-kane-perfunduar-furnizimi-i-tij-me-uje-ka-rifilluar&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey&share=false&size=small&width=