Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo video është bërë për nder të festës së 28 nëntorit.
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.
Kujtojmë se si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.
Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1079800723469500%2F&show_text=false&width=267&t=0