Për ta dëshmuar “punën e madhe” që tha se “mund të bëhet brenda një viti”, kryeministri Albin Kurti përmendi në mbledhjen e sotme të Qeverisë themelimin e Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës.
Ai njoftoi se “këtë javë insitituti paraqiti raportin njëvjetor të punës”.
“E për ta dëshmuar punën e madhe dhe tejet të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti, ne mund ta marrim shembull Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovës”, tha Kurti, ndërsa po fliste për “sukseset” e Qeverisë.
Kurti e përshkroi me metra, sasinë e materialeve të grumbulluara nga ky institut.
“Nëse do t’i rendisnim materialet e grumbulluara si foldera që qëndrojnë në këmbë, do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra, apo thënë ndryshe, 15.8 terbyte. E gjithë kjo falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar”, tha ai.