Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konjufca ka thënë se mezi pret që të fillojnë punën me administratën e re amerikane, duke shtuar se ShBA’ja janë kryealeati i Kosovës dhe është shprehur i bindur se edhe gjatë mandatit të Trump do t’i shtyjnë përpara synimet dhe intersat që ndajnë me ShBA’në, raporton Express.
“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar Konjufca.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGlaukKonjufca1981%2Fposts%2Fpfbid02xLvPmxahHdjwAcne8q1MvYPMMYC7mNLkirC2mt68NoipRw82oL56WLK7hFWoVrubl&show_text=true&width=500