Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e diasporës në shtete të tjera. Pas takimit me shqiptarët në Nju Jork, ndalesa e radhës është në Britani të Madhe.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u caktua edhe data 24 nëntor për të zhvilluar takimin me shqiptarët në Britani të Madhe. Ky takim ishte planifikuar për në datën 2 Qershor, por u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në atë periudhë në Mbretërinë e Bashkuar.