Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin kombëtar, Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e përjetësimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Adrian Krasniqi ishte i edukuar e guximtar.
“Adrianin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në ditët e lavdisë. I edukuar, zemërbardhë, guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah me vëllezërit e armëve – Adriani u angazhua në aksione kundër armikut, që shënuan historinë tonë. Rënia e tij heroike, përpara se lufta të shpërthente plotësisht në Dukagjin, ndonëse një humbje e madhe, u shndërrua në një burim frymëzimi për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se kujtimi i Adrianit dhe i të gjithë atyre që ranë për liri, do të na udhëheq drejt një të ardhmeje më të ndritur.
“Në këtë 27-vjetor, kur përkrah Nënës Mejreme, kujtuam e nderuam Adrianin, riafirmojmë zotimin tonë për një Kosovë të fortë dhe të begatë. Kujtimi i Adrianit dhe i të gjithë atyre që ranë për liri, do të na udhëheq drejt një të ardhmeje