Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se do të duhej që “së paku ministri i Mbrojtjes të jetë këtu”, ndërsa foli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të cilën po e bojkoton pushteti dhe deputetët e LVV-së.
Lekaj tha se pushtetarët po i injorojnë “60% të qytetarëve që s’i kanë votuar”.
“Çdo qytetar e ka mashtruar”, tha ai, ndërsa po fliste për kryeministrin Albin Kurti. “Le të ikë sa më parë dhe më mos ta shohim në këtë karrige”.
“Jam i bindur që qytetari ka me ia tregu vendin kësaj qeverie”, tha Lekaj.