Pasuesi i Gabriel Escobar-it, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Aleksandar “Sasha” Kasanof ka dhënë një intervistë në Beograd për “Kurir” për çka tha se vizita e tij në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë ka për qëllim “të parandalojë mundësinë e konflikteve” dhe se duhet të arrihet normaliteti mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është tejet e rëndësishme që të gjejmë rrugë para në dialog që të mund ecim drejt paqes, një lloj qetësie dhe normaliteti mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kasanof, siç e citoi “Kosovo Online”.
“Megjithatë, kjo është një pjesë e arsyes së vizitës sime në këtë rajon, kështu që unë jam duke biseduar me qeveritë e Sarajevës, Beogradit dhe Prishtinës, që është ndalesa ime e radhës. Qëllimi është të punojmë së bashku, të parandalojmë mundësinë e konfliktit dhe për të përfituar realisht nga ky moment, pra për të kthyer faqen në marrëdhënie nga një episod i keq nga e kaluara dhe për të parandaluar përhapjen e konfliktit”, tha ai.