Procesi i përgatitjes së ushqimit për ushtarët e FSK-së pritet të vështirësohet nga sot. Kjo pasi Mensa e Qendrës së Studenteve në Prishtinë ia ka ofruar kuzhinierët Ministrisë së Mbrojtjes për përgatitjen e ushqimit për ushtarët vetëm për disa ditë.
Burimet e gazetës Nacionale brenda Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë me dije përfaqësuesit e mensës ia kanë bërë me dije ministrisë se ata mund të ndihmojnë FSK-në në përgatitjen e ushqimit vetëm për dhjetë ditë.
Kjo pasi nga 10 tetorit shtohen kërkesat e studentëve për ushqim në mensë.
“Përfaqësuesit e mesës na kanë thënë se janë të gatshëm që kuzhinierët e tyre t`i ofrojnë vetëm për dhjetë ditë. Kjo pasi pas 10 tetorit shumica e studentëve vendosen në konvikte dhe fillojnë të ushqen rregullisht në mensë. Kështu që, ata më nuk kanë mundësi ta ndihmojnë ushtrinë”, ka thënë burimi në fjalë.
Edhe gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme në procesin e përgatitjes së shujtave për ushtarët e FSK-së në disa kazerma.
Derisa në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë përgatitje e ushqimit ka qenë më në nivel, në kazermat jashtë Prishtinë ka pasur vështirësi në përgatitjen e shujtave.
Gazeta Nacionale ka mësuar se të martën shujta të nxehta për drekë nuk ka pasur për ushtarët që shërbejnë në kazermën e FSK-së në Ferizaj.
Fotografitë që ka siguruar gazeta brenda kazermës shihet se ushtarët në drekë janë shërbyer me ushqim te konservuar.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë ndonjë sqarim se sa do të zgjasë kjo periudhë e ushqimit të FSK-së.
Gjatë raportimit para komisionit parlamentar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë vetëm se kjo është një fazë tranzitore.
“Në këtë fazë tranzitore..furnizimi po bëhet nga kompani që kanë kontratë me autoritetin qendror të prokurimit, jo nga menza dhe burgjet, por nga autoriteti që furnizon menzn dhe burgjet. Kurse mbështetjen e kemi pasur e kemi pasur nga personelë që shërbejnë në menzën e studenteëve dhe shërbimin korrektues në mënyrë që të zbusim rrezikun. Ende s’kemi vendosur sistem vetëqëndrueshmërie…gjatë kësaj faze tranzitore kështu, por ideja që me zbut rrezikun”, ka thënë ai të martën gjatë raportimit para deputetëve.
Ai nuk ka dhënë detaje as për kontratën aktuale për furnizim me ushqim të FSK-së, të cilën nuk po e nënshkruan.
“Te shërbimi dhe furnizimi me ushqim. Aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për ta zgjidhur. Kontrata aktuale është duke u trajtuar nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Sapo të përfundojë do të kemi informate shtesa. Po shohim për koncept të ri të vetëqëndrueshëm, koncept i cili do të praktikohet në vazhdimësi. Normalisht që jemi në situatë të vështirë në këtë periudhë për shkak të stagnimit me kontratën dhe tranzicionit te shërbimi i ushqimit me kapacitete vetanake”, ka thënë Maqedonci.
Më tej, ai është munduar të jap sqarime se përse është ardhur deri te kjo gjendje.
“Arsyeja pse kanë ardhur deri këtu kryeishst janë për shkak të tejzgjatjes edhe në aspektn e viteve të furnizimit të qëndrueshëm të FSK. Nga 2015 në 2024 dhjetë herë janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqim, veç për oerudha të shkurtra.Duhet ta analizojmë këtë dh etë vimë në përfundim e të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ushqimim”, është shprehur Maqedonci.
Ai ende nuk ka vendosur se si te veprohet me kontratën aktuale.
“Jam në pritje të një raporti përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e kontratës, nuk mund ta paragjykoj rezultatin”, është shprehur ai.
Më 1 tetor, Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se ushqimi për ushtarët e FSK-së në kazerma do të përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër. Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”, ishte thënë në njoftim, duke treguar që synimi i ministrisë është rekrutimi i kuzhinerëve të përhershem në ushtri.
“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.