Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kritikuar qeverinë aktuale maqedonase.
Ai ka thënë se kjo qeveria po i dëmton shqiptarët dhe komunitet tjera në Maqedoni të Veriut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VLEN-i, koalicioni i partive shqiptare që është pjesë e qeverisë, i ka uzurpuar institucioneve shtetërore pa pasur legjitimitet të votuesve.
Ai ka kërkuar nga ky koalicion që te tërhiqet nga qeveria dhe të bëhen bashkë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
“Të dashur qytetarë, dua të përsëris edhe një herë që prioritetet tona përfshijnë integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë. Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar. Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit. Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces”, ka shkruar Ahmeti.
Nëse Vlen tërhiqet prej institucioneve, ai ka thënë se BDI-ja nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve. P.S. Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”, ka shkruar Ahmeti.