Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona të zhdukur.
Sipas Policisë një i mitur është raportuar i zhdukur të enjten në Gjakovë.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa në Novobërdë të mërkurën është raportuar i zhdukur një burrë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i axhës së tij, viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.