Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, komentuar vizitën e presidentit francez në Beograd.
Ai ka bërë me dije se me mesazhet presidentit Macron janë një sinjal i keq për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kosova po e paguan me kosto të lartë eksperimentet politike të Qeverisë Kurti.
“Anashkalimi i Kosovës, i shoqëruar me mesazhet nga vizitat e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Scholtz në Serbi, është një sinjal i keq për ne. Me sanksionet evropiane ende në fuqi, ne po paguajmë një kosto të lartë për eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë aktuale. Mos harroni, përderisa Serbia po i thellon raportet e saj bilaterale me shumë shtete të BE-së, lidershipi ynë operon në një realitet virtual dhe pa vizion të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Thellimi i tyre nuk ndodh pa pasoja dhe efekte negative kundër Kosovës. Ndërkohë, Kosova po portretizohet si një vend në krizë. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht!”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, duhet të veprohet shpejt me një strategji të re.
“Duhet një strategji e qartë për të forcuar pozicionin tonë diplomatik dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme. Pa këtë angazhim, rrezikojmë të mbetemi periferikë në zhvillimet rajonale. Koha për veprim po ikën shpejt: ishte dje, është tani!”, ka shkruar ai.