Pas ankesës së deputetëve të LDK-së dhe PDK-së në Gjykatë Kushtetuese për ndryshimet që Qeveria Kurti i ka bërë në Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Gjykata ka gjetur se nenet 2,7 dhe 8 të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Express.
Në vendim gjithashtu thuhet se edhe nenet 6, 9, 10 dhe 11 s’janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese në vendim referon ligjin që të shpallet nga presidentja sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit në fjalë.