Pesë persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi zjarret kanë përfshirë disa zona mes qyteteve turke, Diyarbakir dhe Mardin.
Autoritetet kanë thënë se zjarri është përhapur për shkak të frymës së fortë dhe se pas përpjekjeve të shumta kanë arritur t’i vënë në kontroll.
“Pesë njerëz humbën jetën dhe 44 të tjerë u lënduan nga zjarri, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, duke shtuar se në vendngjarje u dërguan 35 autoambulanca.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka thënë se zjarri nisi në orën e vona të së enjtes e më pas u përhap shpejt. Ai ka thënë se ekipet po vazhdojnë të punojnë ende në zonat e prekura.