Monika Kryemadhi është pyetur nga Zëri i Amerikës një ditë pasi Ilir Meta njoftoi se i kishte kërkuar divorcin.
Për këtë vendim të Metës, Kryemadhu ka thënë se do të flas në një momet të dytë, kur të mësojë arsyet e vërteta që çuan ish bashkëshortin e saj drejt kësaj rruge, kërkesës për divorc të depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës
“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha dje presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Kjo deklaratë solli mjaft reagime dhe haludime, pasi ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror.