Finlanda është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që nxjerr uranium, njoftoi kompania minerare.
Kjo kompani finlandeze theksoi se për mineralin e përmendur e ka filluar nxjerrjen në verilindje të vendit nga miniera në Sotkam.
Në një deklaratë në faqen e internetit të kompanisë, pritet që kompania të arrijë kapacitetin e plotë deri në vitin 2026 dhe vëllimi i prodhimit të uraniumit të jetë rreth 200 tonë në vit.
ADVERTISING
Në përgatitjen e prodhimit janë investuar rreth 20 milionë euro./abcnews.al