Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se nga janari i këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 3 mijë e 98 lindje dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Sipas njoftimit të SHSKUK’së 1 mijë e 247 prej tyre janë kryer me operacion.
Në këtë klinikë gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme, si dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi nga SHSKUK-ja:
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion.
Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.
Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.