Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur para fillimit të paradës së FSK-së.
Kurti ka pasur fjalë të mëdha për FSK-në. Sipas Kurtit, FSK-ja ka arritur përparim të madh.
“Jam shumë i gëzuar që të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare dhe veçanërisht gjatë tri viteve të fundi” – tha Kurti.
“Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja, që në krye e kishte si prijës e shembull Adem Jasharin” – ka thënë Kurti.