Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin “që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm”.
Kurti është shprehur të martën se Kosova iu ka ofruar të drejta serbëve lokalë, duke iu mundësuar integrimin e plotë.
“10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetetm të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike”, ka thënë kryeministri Kurti.
Sipas tij, qeveria serbe është problemi i raporteve.
“Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, ka shtuar ai.