Një 42-vjeçar me inicialet G.G. ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë të martën në fshatin Reqan të Suharekës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, emergjenca në Suharekë e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i Policisë:
Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike.
Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete.
Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka.
Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij.