7 mijë vajza në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), e cila i mbron ato nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.
Këtë e kanë konfirmuar për Periskopin nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Deri tani janë vaksinuar mbi 7000 vajza të klasave të gjashta (vajzat e moshës 12 vjeçe) me vaksinën kundër HPV”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.
Vaksinimi po iu bëhet vajzave të klasave të gjashta, thonë nga Instituti.
Përmes një përgjigjeje për Periskopin, tregojnë se deri në fund të vitit shkollor do të arrijnë numrin e të vaksinuarave kundër kësaj sëmundjeve deri 12 mijë vajza të moshës kryesisht 12 vjeçare.
“Procesi është duke vazhduar, me një ecuri shumë pozitive dhe besohet që do të arrihet objektivi, që është vaksinimi i rreth 12 000 vajzave të klasave të gjashta gjatë këtij viti shkollor. Interesimi është i mirë, duke pasur parasysh që është viti i parë që HPV vaksina po aplikohet në Kosovë ( si pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit) dhe besohet se me ecurinë aktuale dhe që do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, do të përmbushen objektivat”, kanë thënë për Periskopin nga IKSHPK”, thanë nga IKSHPK.
Për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual./Periskopi