Katër muaj më parë, Radovani, një qyetar me përkatësi etnike serbe nga Kosova, u konvertua nga ortodoks në mysliman. Këtë konvertim, Radovani e bëri në prani të hoxhë Shefqet Krasniqit, imam i njohur nga Prishtina.
Përveç fesë, me propozimin e Krasniqit, Radovani e ndryshoi edhe emrin, duke e bërë Ridvan.
Në fakt, videoja e konvertimit, e gjatë plot 9 minuta e 53 sekonda, u publikua në kanalin zyrtar të imamit Shefqet Krasniqi, i cili e shpjegoi disa rregulla elementare të fesë islame serbit Radovan, qe zgjodhi të konvertohet në mysliman.https://www.youtube.com/embed/GmZlPNNCPU4?si=Umol3gLDkpIcFOIv
Në një pjesë të videos, Ridvani mysliman, ish-Radovani, e kishte deklaruar “shehadetin”, pra deklaratën e të pranuarit të fesë islame.
“Nga ky çast t’i je mysliman” – dëgjohet tek thotë hoxhë Krasniqi, i cili shton se Ridvani është “më i mirë se ne”, sepse e kaluara e tij tashmë është fshirë me pranimin e islamit.
Disa muaj pas kësaj ngjarjeje, ka ardhru një ngjarje tjetër, që është rrjedhojë e ngjarjes së parë. Gazetari Ridvan Berisha e ka ndryshuar emrin për shkak të videos së publikuar nga Shefqet Krasniqi.
Tash e tutje Berisha quhet Rid Berisha. Ish-Ridvani i shndërruar në Rid e ka publikuar edhe një video për këtë temë.