Një grua ka njoftuar se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë fizike dhe psikike djali i saj (i birësuar).
Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se raportimi është bërë të martën rreth orës 16:15 në Obiliq.
Tutje thuhet se palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë psikike dhe fizike djali i saj (i birësuar). Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.