Martesa e Nora Istrefit dhe Robert Berishës kanë qenë ndër raportet më të pëlqyera të showbiz- it.
Ajo ndonëse nuk zgjati shumë edhe sot vazhdon të qëndrojë në kujtesën e publikut. Ata edhe takohen me njëri- tjetrin kohë pas kohë pasi kanë një vazjë që quajtur Rene.
Roberti në një paraqitje publike të tij ka folur për raportin aktual me Norën.
“Është mjaft delikate dhe këto gjërat duhen menduar para divorcit. Ne jemi ndarë në mënyrë shumë të qetë edhe po mos të kishte qenë vajza fare ato 14-15 vite nuk harrohen. Më duket se jemi i vetmi popull ne shqiptarët që pas divorcit jo vetëm që nuk flasin burri dhe gruaja por as komshiu me komshiun. Bëhet shumë e madhe, një inat pa lidhje. Raportet janë shumë të mira dhe ashtu do të jenë. Edhe po mos të kishte qenë Renee, ajo do të jetë një mike dhe një shoqe e imja gjithë jetën”, u shpreh Roberti.