Brenda hapësirave të Selisë Qendrore në LDK sot është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i Nekibe Kelmendit, në 13 vjetorin e vdekjes së saj. Në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe vajza e saj, Kosovarja, raporton Express.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Lumir Abixhiku, i cili ka thënë se Kelmendi ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë.
“Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë. Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!”, ka shkruar Abdixhiku.
“Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid0DbECc1ffQNYFbxJPnFrEzcvSqofQ1rLNpohhsKeMdgwB4yjHBHTuzSVPff5iS7ofl&show_text=true&width=500
Ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi, vdiq më 19 qershor të vitit 2011.
Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krah ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.